75 Mall Live Search
17:57 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Takohen e ardhmja me të kaluaren: Lamborghini Urus vs LM002

Lamborghini Urus ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, por shumë harrojnë se kjo nuk ishte makina e parë 4X4 e markës italiane. Në fakt, lavdia i takon modelit LM002, i prodhuar vite më parë.

Entuziastët e makinave aktualisht janë në ‘luftë’ mbi guximin e Lamborghinit të ndërtoj një SUV. Disa thonë se është domosdoshmëri në botën e sotme, të tjerët argumentojnë se Lambos nuk i ka hije një i tillë.

Megjithatë, të dyja palët kanë tendencë të harrojnë se Urus me 641 kuajfuqi nuk është SUV i parë i Lamborghinit. I pari ishte LM002, i njohur asokohe si ‘Rambo Lambo.

LM002 ka lindur nga një projekt ushtarak i dështuar për të zëvendësuar ‘Humvee’ të Amerikës.

Ekipi i Motor.1 ka provuar LM002 dhe homologun e tij modern Urus, për të parë se sa ADN të afërt kanë njëri me tjetrin. /IndeksOnline/