75 Mall Live Search
22:03 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtarët e kësaj komune gëzohen me telefona të mençur për fundvit!

Më 4 dhjetor, komuna e Klinës ka nënshkruar kontratën e radhës.

Komuna e cila udhëhiqet nga kryetari Zenun Elezaj, për këtë fund vit ka gëzuar disa punonjës duke u dhuruar atyre telefona të mençur,shkruan Indeksonline.

Titulli i kontatës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizim me aparete telefona të menqur për Ekzekutiv”, i ka kushtuar kësaj komune 9 mijë e 216 e 08 euro.  

Sipas kontratës telefonat e mençur janë ndarë vetëm për ekzekutivin e kësaj komune. 

Megjithatë, kontrata në fjalë nuk jep shumë detaje, derisa nuk përmendet as lloji i telefonave dhe as sasia e tyre! /Indeksonline/