Odaloviq: Trump përmes letrave u bëri thirrje Thaçit e Vuçiqit t’i thërrasin mendjes!
Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq ka theksuar se letra e presidentit amerikan, Donald Trump drejtuar homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij kosovar, Hashim Thaçi tregon qartë se Shtetet e Bashkuara do të rregullojnë disa marrëdhënie në Prishtinë për shkak të disa “vendimeve të paarsyeshme” që sipas tij “dialogu Kosovë -Serbi ka rënë në krizë”.
Odaloviq ka thënë për RTS tha se letra e Trump ishte diçka që do t`i “thërras mendjes” dhe një mesazh me qëllim të mirë për ta bërë dialogun më të fortë dhe për të vazhduar në pozicionet e një kompromisi të përbashkët dhe një zgjidhjeje të qëndrueshme, transmeton Indeksonline.
“Disa lëvizje të bëra nga Prishtina kohëve të fundit si taksa, Ushtria, miratimi i Rezolutës për dialogun dhe përcaktimi i negociatorëve, tregojnë se një pjesë e strukturës në Prishtinë po radikalozojnë çështjen dhe po krijojnë një mjedis, me të cilin duket se nuk ka mundësi për zgjidhje”, ka thënë Odaloviq.
Sipas tij, dialogu është në një krizë të rëndë për shkak të sjelljes së Ramush Haradinajt për dialog, e që ishte e papranueshme. /Indeksonline/