Intervista e parë e Solskjaer, siguron lojtarët se gjithçka do të fillojë nga zero
Ole Gunnar Solskjaer ka siguruar lojtarët e Manchester United se gjithçka do të fillojë nga zero pasi është emëruar si trajneri i përkohshëm në stolin e “Djajve të Kuq”.
Ndeshja e parë e norvegjezit do të jetë ndaj Cardiff të shtunën dhe trajneri ia ka bërë të gjithëve të qartë se do të kenë mundësi të tregojnë aftësitë e tyre për shkak edhe të kalendarit të ngjeshur.Solskjaer u tregua i matur në intervistën e parë, ashtu siç i ka hije një trajneri.
Ole: "It feels like home." ? #MUFC pic.twitter.com/VYM2oQsB9C
— Manchester United (@ManUtd) December 21, 2018
“Si trajner duhet të përdorësh rotacionin për të parë lojtarët dhe të gjithë duhet ta dinë se do të kenë shansin e tyre, sepse çfarëdo të ketë ndodhur, tashmë ka mbaruar.
Le të fillojmë nga e para,” shprehet norvegjezi për MUTV.“Diku duhet nisur. Kam parë ndeshjet e fundit dhe do e nis nga aty. Kalendari i ngjeshur nuk është problem pasi do të kemi mundësinë të shfrytëzojmë këdo në skuadër. Të gjithë janë lojtarë me kualitet dhe tani ka ardhur koha të tregojnë se janë lojtarë të denjë për United.
“Do të jenë gjashtë muaj të bukur. Jam rikthyer në shtëpinë time. Është një ndjesi e bukur. Kanë qenë disa ditë të rrëmujshme, por është bukur të takoj këta njerëz përsëri”.