Nasi kryen dënimin, klubi i Premier Ligës i ofron kontratë
Futbollisti francez nga muaji janar do të ketë të drejt të luajë përsëri.
Pezullimi prej 18 muajsh për përdorim doping, skadon pas pak ditësh për yllin francez Samir Nasri, i cili prej disa muajsh është stërvitur me skuadrën angleze të West Ham-it.
Së fundmi, kjo skuadër ka vendosur t’i ofrojë një kontratë futbollistit për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm, duke ruajtur edhe një opsion për të zgjatur bashkëpunimin edhe për vitet e ardhshme.
Vendimtar ka qenë trajneri Manuel Pellegrini, i cili pasi ka parë përkushtimin e Nasri në stërvitje, ka këmbëngulur që ta ketë në dispozicion, duke filluar nga muaji janar.
Tashmë 31-vjeçar, Nasri ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur më herët me skuadra si Arsenali, Manchester City dhe Sevilla. /IndeksOnline/