75 Mall Live Search
13:54 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ledri dhe Tayna pas bashkëpunimit, në një ‘sfidë’ vallëzimi

Reperi Ledri Vula dhe Tayna para disa ditësh kanë publikuar projektin e ri.

‘Aje’ ka bërë bashkë dy artistët më të dëgjuar të momentit, shkruan Indeksonline.

Përveç këngës ritmike e cila tashmë është shëndërruar në hit, dyshen e njohur kanë përfshirë edhe disa pjesë të vallazimit në videoklip.

Kjo shihet edhe në një pjesë të shkëputur nga videoklipi të cilën e ka publikuar reperja e re, Tayna.

Artistët shihen në një ‘sfidë’ vallëzimi teksa Tayna e ka quajtur ‘sfida e vallëzimit të Taynës’.

Ndryshe, kënga ‘Aje’ deri tani ka arritur mbi 2 milionë klikime në kanalin ‘YouTube’./Indeksonline/

View this post on Instagram

#taynadancechallenge ????

A post shared by Tayna (@tayna) on