Edhe pas një ore vonesë, nuk nis seanca e Kuvendit
Seanca e planifikuar të nis për në ora 13:00, ndonëse kanë kaluar një orë, ende nuk ka filluar.
Nuk është hera e parë që seancat e tilla të planifikuara nuk nisin me kohë.

Në këtë seancë janë disa pika të rëndit të ditës nga seancat e mëparshme si votimi i projekt-propozimit të rezolutës për ‘skandalet e politikës së jashtme’.
Ndërsa, në këtë seancë pritet të votohet në parim edhe projekt-buxheti për vitin 2019./Indeksonline/