Ngasja e parë e Audi E-Tron
Audi E-Tron është modeli i parë SUV tërësisht elektrik nga marka gjermane.
Nuk ka asgjë të përbashkët me automjetet e tjera të quajtur E-Tron përveç emrit, shkruan IndeksOnline.

Fuqia e tij vjen nga dy motorë elektrikë, një në cdo bosht, të cilët marrin lëngun e tyre nga një bateri prej 95 kWh.

Në ‘sport mode’ sprintin 0-100 km/orë e arrin për 5,7 sekonda – e që është një shifër e respektuar për një makinë që peshon 2.5 ton.
Audi E-Tron ka hapësirë për pesë persona, pra është më i madh se rivali Tesla X, por më i vogël se Jaguar I-Pace.

AutoTrader udhëtoi për në Dubai për ta testuar në ngasje dhe për prezantim ndërkombëtar.