75 Mall Live Search
17:47 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kolona të gjata në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, pamje nga vendi i ngjarjes

Në pikën kufitare në Merdare, saktësisht në pjesën e territorit serb bashkatdhetarët nga diaspora po duhet të presin me orë për shkak të kolonave të gjata të krijuara.

Indeksonline ka siguruar pamjet, ku kolona është e gjatë 2 km. Këto kolona tashmë janë bërë të zakonshme në pikat kufitare serbe, sidomos gjatë festave.

Përkundër që në rrjete sociale ishte bërë virale një hartë për t’i ikur rrugëve që qojnë në Serbi, përsëri bashkatdhetarët nga diaspora po i frekuentojnë këto pika kufitare.

Në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkruan se për të kaluar në Merdare, duhet të prisni 60-90 minuta.

Kurse sipas njoftimeve live të ministrisë, pika e Dheut të Bardhë është ende më e mbingarkuar ku duhet të prisni dy orë ose më shumë. /Indeksonline/