75 Mall Live Search
22:56 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Çfarë Liverpooli miq, ka po shkon, po demolon

Liverpooli i ka treguar Wolverhamptonit se pse është lidere në Premierligën Angleze. Skuadra e Klopp ka treguar edhe një paraqitje fantastike duke fituar me rezultat të pastër, 0-2.

Pa Shaqirin në lojë, Salah ishte sot heroi i kësaj fitoreje. Ylli egjiptian shënoi një gol dhe asistoi një tjetër në fitoren 0-2.

Golin e parë Reds e shënuan në minutën e 18 me anë të Salah. Në minutën e 68, Virgil Van Dijk pranoi një asist të bukur nga Salah, të cilin e shëndrroi në gol për 0-2.

Liverpooli pati edhe disa raste të tjera por që nuk arriti të shënoi më gola.

Me këtë fitore, skuadra e Klopp është lidere me katër pikë më shumë se City që është në pozitën e dytë, por që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/