75 Mall Live Search
12:39 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ministria e Infrastrukturës ka një njoftim për rrugën Kaçanik–Han i Elezit

Ministria e infrastrukturës, njofton opinionin publik se që nga dita e enjte (20.12.2018), rruga Nacionale N2, Kaçanik – Hani i Elezit, është e hapur për qarkullim.

Hapjen për qarkullim të kësaj rruge e ka deklaruar për media ministri Pal Lekaj, po atë ditë kur edhe është vendosur trari i fundit në urën 407, të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Andaj ritheksojmë edhe një herë se rruga është e lirë për qarkullim rrugor të pa penguar.