75 Mall Live Search
13:36 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Me 12 mijë euro false, tentoi të mashtrojë në kazinon në Prishtinë

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet se në një lokal të lojërave të fatit në një aparat kishte futur në qarkullim një kartëmonedhë në  vlerë 500€ ecila dyshohet të jete e falsifikuar.

Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 24 kartëmonedha në vlerë nga 500€ gjithsejtë 12.000€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. 

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, është dërguar në mbajtje./Indeksonline/