Kanosë policët, arrestohet i dyshuari në Prizren
Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte kanosë dy zyrtarët policor të cilët në kryerje të detyrës zyrtare dhe i njëjti e kishte sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar i cili me automjet transportues kishte qenë duke i konfiskuar veturën e të dyshuarit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Prizrenit.
Është konsultuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet për gjashtë orë e më pas të lirohet në procedurë të rregullt./Indeksonline.