Dyshohet që dy persona montuan aksidentin në Milloshevë, flet Kryeprokurori Beka
Aksidenti i raportuar të ketë ndodhur natën e mbrëmshme në Milloshevë, ku thuhet të ketë pësuar një këmbësore po dyshohet të jetë i montuar.
Kështu ka thënë për Indeksonline, Kryeprokurori i Prishtinës Imer Beka. Ai ka theksuar se ka dyshime që aksidenti në Milloshevë të jetë i improvizuar.
“Është e vërtetë që ka dyshime, se rreth orës të hershme të mëngjesit 3:00 ka ndodhur një rast i cili në fillim dyshohet si aksident komunikacioni por me të dalë në vendin e ngjarjes dhe gjate zhvillimit të hetimit preliminar ose marrjes së provave që në fillim prokurori i krimeve të përgjithshme po dyshohet të jetë i imporvizuar” është shprehur Kryeprokurori.
Beka ka theksuar se kujdestari i rastit, Zef Prendecaj ka dyshuar që ka elemente të veprës penale “Vrasje në tentativë”
“Zef Prendecaj (kujdestar i rastit) ka dyshuar se mund të ketë edhe elemente të veprës tjetër penale të ‘vrasjes në tentativë’ apo ‘shtytjes në vetëvrasje’ sepse ka shenja të provave që të qojnë me dyshu në këtë aspekt” ka thënë Beka.
Kurse, ai ka bërë të ditur që viktima është një femër e moshës 25-30 vjecare, e cila tash është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Është një femër e moshës 25-30 vjeçare e paidentifikur deri më tani është në gjendje të rëndë shëndetësore. Pra, dyshohet që aksidenti është i improvizuad e që rezultati i hetimeve të mëtejme do të tregojë se çka ka ndodhë me këtë rast” ka përfunduar Beka.
Ndryshe, mëngjesin e sotëm të ashtuquajturin aksident, për Indeksonline e kishte konfirmuar zëdhënsia e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 03:40 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Milloshevë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet i tipit Audi. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Më rastin po merret njësiti i trafikut të cilët kanë shoqëruar në stacionin policor ngasësin e automjetit” është shprehur Ahmeti./Indeksonline/