Lazio rikthehet te fitorja dhe ngjitet në vendin e katërt
Pas 56 javësh pa fitore në kampionat, Lazio e Simone Inzaghit u rikthye te suksesi, pasi mposhti me rezultatin 3-1 Cagliarin në sfidën e zhvilluar mesditën e sotme në stadiumin “Olimpico” të Romës.
Bardhekaltrit e nisën me mjaft vrull sfidën dhe u hodhën menjëherë në kërkim të golit, të cilin e gjetën në minutën e 12’ me anë të mesfushorit serb Sergei Milinkoviç-Saviç, ndërsa në të 23-tën ishte Francesco Acerbi, që dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë shënoi Luliç golin e tretë për lacialët, ndërsa Joao Pedro shënoi golin e nderit për sardët, në minutën e tretë shtesë të takimit. Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vendin e katërt me 28 pikë, ndërsa Cagliari mbetet në vendin e 13 me 17 pikë.