75 Mall Live Search
20:18 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

‘Xhaxhi Pellisier’ nuk ia lejon fitoren Interit

Inter nuk ka arritur të mposht skuadrën e fundit në Serie A, Chievon, të cilët në minutat shtesë të takimit arritën të merrnin një pikë me golin e 39 – vjecarit Sergio Pellisier.

Inter shënuan para fundit të pjesës me golin e Ivan Perisic, i cili u asistua nga Danele D’Ambrosio.

Zikaltrit nuk arritën të krijojnë aq raste dhe në fund u ndëshkuan nga veterani i Series A, Pellisier, i cili paraboloi Handanovicin në minutën e dytë të kohës shtesë.

Interi tani grumbullon 33 pikë, pesë më shumë se vendi i katërt Lazio dhe 13 më pak se lideri Juventus. /IndeksOnline/