75 Mall Live Search
20:42 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Debutim ëndrrash, United duket Barcelonë nën drejtimin e Solskjaer

Manchester United ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjën nën drejtimin e trajnerit të ri Gunnar Solskajer.

“Djajtë e Kuq” kanë mposhtur me rezultat 1-5 skuadrën e Cardiff, në një ndeshje që prodhoi mjaft gola të bukur.

Rashford, Ander Herrera, Martial dhe Jessie Lingard dy herë, ishin autorë të golave të United, ndërsa finalizimi i Camarassa me 11-metërsh u vlejti vetëm për statistike vendësve.

Duket sikur norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer kishte shkopin magjik për të ndryshuar atmosferën te “Djajtë e Kuq”, që me sa kuptohet edhe nga rezultati i këtij takimi inatin e kishin me Mourinhon.

Manchester United po nis ndoshta një epoke të re me “fëmijën vrasës” në stol, ish-futbollist i “Djajve të Kuq”, që e njeh mirë ambientin dhe karakterin e kësaj skuadre. /IndeksOnline/