75 Mall Live Search
23:45 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Flori me dedikim emocional: Është e vetmja që më qëndron pranë…

Kantautori i njohur, Flori Mumajesi ka një karrierë të gjatë muzikore.

Ai ka një bagazh të gjerë artistik dhe ende vazhdon të sjell këngë që shumë shpejtë arrijnë të shëndërrohen në hite.

Të tilla ishin edhe dy projektet e fundit “Plas” dhe “Mori”.

Ndërsa, se sa ai është i dashuruar pas muzikës, Flori e ka treguar edhe në postimin e bërë në ‘InstaStory’.

  “Dikush më pyeti? Pse e do kaq shumë muzikën? Unë iu përgjigja: “Sepse është e vetmja që qëndroi kur të gjithë të tjerët ularguan”, ka shkruar Flori në postimin e tij.

Kujtojmë që së fundi, Flori rrëmbeu çmimin kryesor në festivalin ‘Kënga Magjike’ me baladën “Plas”./Indeksonline/