Këtë detaj nuk e keni parë nga protesta e mbrëmshme në Serbi
Mbrëmë u mbajte protesta e radhës nga opozita serbe kundër presidentit Aleksander Vuçiq.
Në protestë u raportua se të pranishëm ishin mbi 35.000 persona, transmeton Indeksonline.
Nga kjo ngjarje e mbrëmshme mund të ju ketë ikur një detaj. Disa protestues në dorë mbanin flamurët e komunitetit ‘LGBT’, raporton B92.

“Nëse jo të gjithë janë të lirë, askush nuk është i lirë” ishte parulla e protestuesve me flamurë të LGBT.
Kjo ishte protesta e tretë kundër Aleksander Vuçiq. Pritet të ketë ende protesta, me qëllimin që ta shkarkojnë presidentin serb./Indeksonline/