75 Mall Live Search
13:01 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Eksperti i së drejtës kushtetuese tregon se sa anëtar duhet të ketë secili subjekt në KQZ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditë më parë kishte nisur procedurat për emërimin e anëtareve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këtë e kishte bërë duke u kërkuar subjekteve politike të propozojnë nga një anëtarë që do t’i përfaqësojë në KQZ.

Por me një anëtar si përfaqësues të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk po pajtohen Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Madje, Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ua ka nisur një letër ambasadorëve të shteteve të Kuintit, OSBE-së dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë, ku ndër të tjera theksohet se Presidenti po shkel të drejtat kushtetuese të LDK-së, të cilës i takojnë dy anëtar në KQZ.

Po ashtu në letër, Mustafa kishte cilësuar dhe Presidenti Thaçi, po e zvarrit me qëllim emërimin e anëtarëve të KQZ, duke i garantuar jetëgjatësi koalicionit qeverisës.

Mazull Baralium, ish kryesues i KQZ-së dhe po ashtu ekspert i së Drejtës Kushtetuese ka thënë se Kushtetuta ua lejon që tre partitë më të mëdha të kenë nga dy anëtarë që i përfaqësojnë në KQZ.

“Bazuar në Kushtetutë me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese është e qartë që 6 nga 11 vendet e anëtarëve të KQZ -së do të duhej të propozoheshin nga subjektet politike respektivisht nga grupet parlamentare më të mëdha të komunitetit shumicë.

Që i bien që tri partitë më të mëdha do të duhej nga dy t`i kenë dhe pesë të tjerët të ju takojnë komuniteteve dhe është kryesuesi i tyre” tha Baraliu.

Baraliu është shprehur se Gjykata Kushtetuese duhet të respektojnë norma kushtetuese, duke u dhënë të drejtë tre partive më të mëdha që dolën nga zgjedhjet e fundit të kenë dy përfaqësues.

Fakti që në ndërkohë ka dal një parti e re, ndarje nga një subjekt politikë, sipas Baraliu nuk dot thotë që nuk duhet te merret parasysh ligji.

“Fakti që në ndërkohë ka ndodhur një fraksion dhe një ndarje e një subjekti politik dhe krijimi në fakt i një tjetri nuk mendoj që në ndërkohë pra në mes të dy mandateve në mes të dy afateve ligjore kushtetuese të zgjedhjeve, nuk do të thotë që do të duhej të merrej parasysh, prandaj mendoj që tri partitë më të mëdha cilado qofshin ato kanë të drejtë të veprojnë në përputhje me dispozitat e sipër përmendura që t`i kenë nga dy vende në KQZ” është shprehur Baraliu.

Duke mos dashur të pozicionohej, Baraliu për Indeksonline ka thënë se përfaqësimi i Partisë Socialdemokrate në Kuvend nuk përputhet me afatet ligjore, pasi që u krijua si subjekt në mes mandat.

“Kështu që unë nuk po dua të marrë anë të përcaktohem sepse nuk jam në asnjë parti as nuk më intereson fare ajo çështje. më intereson vetëm interpretimi kushtetues dhe ligjor por sipas të gjitha gjasave diçka që ka ndodhur në mes rrugë ndërkohe që nuk përputhet me afatet kohore sepse atje parashihen edhe afatet e caktuara ligjore se deri kur duhet pas zgjedhjeve të formohen grupet parlamentare gjegjësisht të përcaktohen dhe të emërohen pastaj edhe anëtarët e tyre në komisionin qendror zgjedhor” është shprehur njohësi i se Drejtës Kushtetuese.

Në anën tjetër, Baraliu ka kërkuar nga presidenca të jetë shumë e kujdesshme dhe të zbatojë dispozitat në fuqi, por ka kërkuar që edhe partitë politike të mos kërkojnë çfarë nuk u takon.

“Prandaj bazuar në këtë mbetet që Presidenca të jetë shumë e kujdesshme dhe ti zbatojë dispozitat në fuqi por edhe subjektet politike të mos kërkojnë cila do qoftë ajo parti, të mos kërkojnë atë që nuk iu takon dhe të kërkojnë natyrisht në këmbëngulin në të drejtën e tyre në qoftë se eventualisht konsiderojnë që ju takon në këtë rast” ka përfunduar Baraliu.

Po ashtu, edhe Lëvizja Vetëvendosje dje kishte reaguar në lidhje me emërimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke e fajësuar Presidentin e vendit që po e mban peng këtë institucion.

Madje, ata kanë paralajmëruar se do t’i dorëzojë në dy emra për anëtar të KQZ-së, duke filluar me Nazmie Balaj dhe Adnan Rrustemi.

“Për më shumë se një vit e gjysmë KQZ u pengua dhe u mbajt peng nga Hashim Thaçi. Këtyre ditëve kur i përfunduan të gjithë skenarët, po synon ta degradoj KQZ deri në degradim. KQZ është organ i rëndësishëm kushtetues dhe i pavarur. Ajo ka nevojë për tu ndihmuar e jo për tu bllokuar. Ajo nuk mund të përdoret për interesa personale. Një pakicë parlamentare po mundohet të bëhet pjese e KQZ. Thaçi po përpiqet të shkatërroj gjithçka shtetërore dhe prapa tij po qëndrojnë edhe partitë AAK NISMA dhe PSD”, tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla./Indeksonline/