Rita Ora dhe nëna i saj e befasojnë fëmijët e këtij spitali
Këngëtarja Rita Ora njihet po ashtu si një bamirëse e madhe bashkë me nënën e saj, Vera Ora.
Ato dyja së bashku me aktorin e njohur Idris Elba kanë befasuar stafin dhe fëmijët e spitalit NHS, transmeton Indeksonline.
Rita, Vera dhe Idris ishin të veshur me rroba të babadimirit ri, ku kishin sjellë dhurata të ndryshme. Ky gjest human u duartrokite nga fansat.

Rita Ora këtë vit ishte aktive me projekte muzikore. Së fundmi lansoj albumin ‘Phoenix’, që mori lëvdata të shumta./Indeksonline/
