Pas shumë kohësh, kryetari Mustafa ngritet në këmbë
Lidhja Demokratike Kosovës ka shënuar sot 29 vjetorin e themelimit të partisë.
Në shënimin e kësaj date të rëndësishme të pranishëm ishin thuajse të gjithë zyrtarët e kësaj partie.
Por jo vetëm kaq. Pikërisht në këtë 29 vjetor, i pari i kësaj partie, Isa Mustafa vendosi që të ngritet përsëri në këmbë, pas një kohe të gjatë, shkruan Indeksonline.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2018/12/48417143_1551006981709985_966967154610012160_n-1024x682.jpg)
Me 15 janar të këtij viti, Mustafa ishte nisur për shërim në shtetin e Gjermanisë. Pavarësisht terapisë që mori ish-kryeministri atje, rehabilitimin e vazhdoj edhe në Kosovë.
Ndërsa pas 7 muajve, ai ishte shfaqur para mediave në mbledhjen e LDK-së, por gjithnjë ishte i ulur. Kurse sot, Isa Mustafa u shfaq në këmbë, gjë që nuk u vërejt deri më tani pas kthimit nga Gjermania.
Padyshim se Mustafa po vazhdon aktivitetet politike, me mbledhje të njëpasnjëshme të partisë e cila udhëhiqet nga ky i fundit./Indeksonline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2018/12/unnamed-1-40.jpg)