75 Mall Live Search
17:02 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rona Nishliu i uron fat Jonida Maliqit në Eurovizion

“Ktheju Tokës” ishte kënga fituese e festivalit të 57-të në RTSH.

Këngë kjo e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion që do të zhvillohet në Tel Aviv në Izreael.

Kjo këngë u vlerësua me nota të larta, ndërsa pjesë e jurisë ishte edhe këngëtarja kosovare, Rona Nishliu.

Kjo e fundit përmes një fotografie dhe mbishkrimi, ka uruar Jonidën për fitore.


E dashur @jonidamaliqi, jam me shume se e lumtur per fitoren e kenges tende. Paç fat ne kete rruge te bukur ?
Faleminderit RTSh qe me besove nje detyre te rendesishme si pjesetare jurie

Ndryshe, Rona në vitin 2012 e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën ‘Suus’ një nga arritjet më të mëdha deri tani të shtetit shqiptar në këtë festival./Indeksonline/