75 Mall Live Search
20:01 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pas kaosit në Aeroportin e Gatwick, Policia “armatoset me bazuka” për kapjen e dronëve

Policia armatoset me bazuka për vrasjen e dronëve, pasi kaosit të shkaktuar në Aeroportin e Londrës

Pushimet e Krishtlindjeve u prishën për mijëra njerëz këtë vit, pasi fluturime të shumta u ndaluan në aeroportin e Londrës në GatWick, për shkak të disa dronëve.


Mirëpo, siç duket, policia e Anglisë ka gjetur një zgjidhje për problemet me dronët- bazuka për vrasjen e dronëve.

Duke marrë parasysh problemi e madh me dron që kanë shkaktuar ditëve të fundit, Policia Metropolitane në Aeroportin e Heathrow thuhet s epo provon armët anti-dron për të rrëzuar dronët.

Sipas The Sunday Time, kjo nismë nisi nga frika se edhe në këtë aeroport mund të krijohet një kaos i tillë si në Gatwick.

Sistemi SkyWall100- i zhvilluar nga Inxhinieria OpenWorks me bazë në Mbretërinë e Bashkuar- është një lëshues ajri i kompresuar portativ lëshon një rrjet i cili edhe kap dronët.

Dje gjatë ditës Policia e Sussex pati deklarua se ka arrestuar dy persona në lidhje me incidentin e ndodhur në aeroportin Gatwick, por sot ka paralajmëruar se të dy personat janë liruar pas marrjes në pyetje./Indeksonlie/

Klikoni këtu për të shikuar videon