Kjo është historia e dashurisë se Barack dhe Michelle Obama-s
Barak Obama dhe Michelle kanë qenë një inspirim për të gjithë, jo vetëm për punën e palodhshme që kanë bërë kur kanë qenë në krye të vendit por dhe duke parë marrëdhënien që ato kishin krijuar në familje.

Në sytë tanë dukeshin si familja perfekte që gjithmonë gjenin një komunikim të përbashkët dhe për këtë arsye kemi vendosur t’ju tregojmë pak për historinë e tyre të dashurisë që nga momenti që janë njohur.
-1989: Michelle ishte vendosur si mentorja e Barack në firmën e tyre ligjore.
“Duke qenë se unë mbarova studimet në Harvard dhe ai mbaroi studimet në Harvard, firma mendoi “Le ti bashkojmë këto të dy” Tha Michelle në një intervistë.

-1989: Patën takimin e tyre të parë.
Edhe pse Michelle ishte mentorja e tij, kjo gjë nuk e ndaloi Barack që t’i kërkonte të dilnin së bashku në vetëm një muaj njohje. Ajo tha se kur shkuan në takim ai tregoi të gjitha anët e tij të mira.
-1991: U fejuan në mënyrën më të bukur dhe më të thjeshtë të mundshme.
Çifti u fejua gjatë një darke që supozohej të festonin kalimin e Barack në një provim të rëndësishëm, por në momentin që afrohet kamarieri me tortën në duar, Michelle sheh unazën dhe ishte totalisht e shokuar. Sigurisht që përgjigja e saj ishte “PO”.
-1992: U martuan.
“Baraçk nuk u zotua për pasuri, vetëm një jetë që do të ishte interesante. Dhe atë premtim e mbajti.” Tha Michelle. Ato u martuan në 3 Tetor, 1992.
-1998: Pritën fëmijën e tyre të parë.
Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Malia Ann Obama, më 4 korrik 1998. Ditëlindja e saj shumë patriotike ishte me sa duket një shenjë e gjërave të mira që do të vinin.
-2001: Pritën fëmijën e tyre të dytë.
Natasha Obama (Sasha) lindi në 10 Korrik 2001. Ai mendon se dashuria e tij me gruan ka qenë një shembull perfekt për 2 vajzat e tij, gjë që ka ndikuar në edukimin e tyre.
-2004: Baraçk u zgjodh në senatin amerikan, duke filluar kështu jetën e tyre në qëndër të vëmendjes.
Megjithëse ai ishte senator shtetëror për disa vite, Barak u bë senator shtetëror për Illinois në 2004, duke çuar familjen në qendër të vëmendjes kombëtare.
-2008: Baraçk u zgjodh si president dhe familja vodhi zemrat e të gjithëve.
Michelle ishte një ndihmë që Barack të zgjidhej si president. Ai shpesh herë bënë shaka me faktin që njerëzit duan më shumë faktin që ai është burri i Michelle.


-2012: Baraçk fitoi zgjedhjet sërish dhe Michelle u bë avokate për ushqimin e shëndetshëm.
“Sigurisht nuk do kisha bërë asgjë që kam bërë deri sot pa ndihmën e Michelle. Ajo ka qenë jo vetëm një Zonjë e Parë e mrekullueshme, por dhe mbështetja ime. I kërkoj ndihmë për shumë gjëra, çdo ditë të jetës time.” Tha Barack.
-2016: Edhe pse këtë vit vjen fundi I të qënit famija e parë, ato ndihen të lumtur ti kthehen jetës së vjetër.
“Të gjithë gratë e jetës time janë të emocionuara për t’ju kthyer jetës normale” Tha Barack për Jimmy Kimmel.
-2017: Ato po shijojnë jetën e qetë dhe gjithashtu festuan 25 vjetorin e martesës së tyre.
Pas largimit nga vendi i presidentit, e gjithë familja ka marrë pushime dhe kanë udhëtuar në shumë vende të botës. Në twitter Michelle ka uruar Barack në mënyrën më klasike: “Gëzuar 25 vjetorin @barackobama. Një çerek shekulli më vonë, ti je akoma shoku im më i mirë dhe njeriu më i jashtëzakonshëm që njoh. Të Dua.”
