75 Mall Live Search
07:21 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pas debateve në FB, Vetëvendosje dhe PSD flasin para mediave

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një konferencë për media.

Konferenca parashihet të fillojë në ora 12:00, tek zyrat e VV-së , transmeton Indeksonline.

Përpos Vetëvendosjes, një orë më vonë konferencë për media është paralajmëruar edhe nga Partia Socialdemokrate.

Konferenca për media mbahet në selinë qëndrore të PSD-së në lagjen Arbëria.

Para mediave do të flasin i pari i Grupit Parlamentar Dardan Sejdiu dhe deputeti Dardan Molliqaj.

Ndryshe ditëve të fundit shumë anëtarë të VV-së dhe të PSD-së patën deklarata të hapura, me tonacione të ashpra në drejtim të ish-bashkëpartiakëve.

Tema e konferencave nuk është bërë e ditur por me gjasë ka të bëjë me këto zhvillime dy-partiake në vend./Indeksonline/