75 Mall Live Search
08:31 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rihana i rikthehet të dashurit miliarder

Ata që nga fillim e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg vëmendjes mediatike.

Kënëgtarja Rihanna dhe i dashuri i saj për mëshumë se dy vite, miliarderi saudit Hassan Jameel, u munduan të qëndrojnë larg syrit të paparacëve derisa shijuan një dark romantike në Malibu, shkruan Indeksonline.

Ylli 30 vjeç dhe i dashuri miliarder të shoqëruar nga truprojet i ndan rrugët pas darkës për të mos rënë në sy.

Kohë më parë ata kishin ndarë rrugët por, si duket gjërat mes tyre tashmë janë rregulluar pasi çifti u panë të lumtur në krah të njëri-tjetrit.

lidhja e tyre është mbajtur sekret derisa ata fillimisht janë takuar në dhjetor të vitit 2016, derisa Rihanna konfirmoj lidhjen në qershor të vitit 2018.

Ndryshe, Rihanna së fundi deklaroj se në 2019 pritet të lansoj muzikë të re, edhe pse ende nuk është konfirmuar një datë për lansimin e muzikës, producenti i saj e vlerësoj si të mahnitshëm albumin e nëntë të këngëtares nga Barbadosi./Indeksonline/