Fekir i ofrohet Real Madridit, presidenti i Lyonit nën ”ethe”
Afati kalimtar dimëror po afron dhe Real Madridi gjithnjë ka qenë në qendër të spekulimeve, teksa lojtari i fundit i lidhur me madrilenët është Nabil Fekir i Lyonit.
25-vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim në ”Santiago Bernabeu” në verë, gjithashtu.
Gjithashtu, edhe Barcelona ka qenë e interesuar për të, edhe pse fokusi i tyre kryesor është mesfushori i Ajax, Frenkie de Jong, pavarsisht konkurrencës nga Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

Kontrata e tij aktuale në Francë pritet të skadojë në vitin 2020 dhe presidenti i klubit, Jean-Michel Aulas është mjaft nervoz në lidhje me atë nëse lojtari do ta rinovojë marrëveshjen, transmeton IndeksOnline.
Reprezentuesi francez ka luajtur në 16 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 6 gola dhe duke dhuruar 4 asistime.

Madridi është duke e studiuar mundësinë e transferimit të Fekir, i cili mund ta zë vendin e Luka Modric në një të ardhme të afërt.
Tani, Reali është duke e konsideruar arritjen e një marrëveshje për Exequiel Palacios nga River Plate, teksa një marrëveshje pritet të ndodhë shumë shpejt.
Rodrygo gjithashtu do të arrijë nga Santosi në kohë për sezonin e ardhshëm dhe klubi pret ”shpërthimin” e Vinicius Junior nga sezoni i ardhshëm./IndeksOnline/