Isco në Juventus, ”Zonja e Vjetër” sakrifikon dy yje
Juventusi është i gatshëm t’i sakrifikojë dy yje për ta blerë Isco Alcaron.

Ashtu siç bën të ditur Mundo Deportivo, ”Zonja e Vjetër” planifikon shitjen e dy mesfushorëve, Sami Khedira dhe Miralem Pjanic.
Me shumën e gjeneruar nga shitja e dy mesfushorëve të lartëcekur, Juventusi do të mund të arrinte transferimin e Isco, transmeton IndeksOnline.
Isco nuk i ka fare punët mirë te Real Madridi, pasi minutaazhi i tij nga Santiago Solari është i pamjaftueshëm.

Kurse, te Juventusi, Isco do ta kishte minutazhin e duhur dhe se do të ri-bashkohej me Cristiano Ronaldon.
Por, përveç Juventusit, në garë për mesfushorin spanjoll janë edhe Man City, Arsenali, Milani dhe Napoli./IndeksOnline/