75 Mall Live Search
16:03 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Qeveria paralajmëron: Do të vije dita kur vërtetë do ballafaqohemi me KEDS

Përkundër kërkesës së Qeverisë së Kosovës që qytetarët e saj të mos kenë ndërprerje të energjisë elektrike, Kosova po vazhdon të përballet me mungesë të saj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për këtë temë në një konferencë për media, duke thënë se do të vije një ditë që vërtetë do të ballafaqohen me KEDS.

Sipas tij, KEDS po bën ndalje të rrymës për të kursyer energji që të mos importojë nga vendet tjera.

“Ka një luftë mes Qeverisë dhe KEDS. KEDS ka dëshirëtë furnizojë me energji të Kosovës, por ne prodhojmë 800 wat  e më shumë konsumojmë brenda ditës, pra nuk ështëe mjaftueshme. KEDS është duke e parë vetëm interesin e vet.  Nuk janë të kujdesshëm, do të vjen një ditë qëvërtetë ne do të ballafaqohemi me këtë gjendje. Shumica e këtyre ndërprerjeve ështëpër të kursyer për të mos importuar se bëhet më shtrenjtë./Indeksonline/