75 Mall Live Search
17:03 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Serie A shpërndan milionat, ja nga sa do të fitojnë klubet

Një nga burimet kryesore të të ardhurave për klubet e futbollit është e drejta televizive, por sa do të fitojnë skuadrat e Serie A pas marrëveshjes së fundit të Federatës Italiane me Sky dhe Dazn?

Në përgjithësi, në këtë periudhë trevjeçare, të drejtat e TV duhet të jenë rreth 1.41 miliardë euro në vit, nga të cilat 1.150 do të shpërndahen në mesin e 20 klubeve, shkruan Indeksonline.

Kriteri: 50% ndahet në pjesë të barabarta, 20% në bazë të tifozëve (12% nga spektatorë në stadium, 8% të audiencës TV), 15% në bazë të rezultateve të kampionatit të kaluar, 5% në bazë të historisë , 10% në bazë të pesë viteve të fundit.

Pas kësaj politike, analiza e kalkulimit dhe Financave i jep përparësi Juventusit me rreth 85.3 milion të ardhura. Interi është në vendin e dytë me 83 7. Vendi i tretë i takon Milanit me 77.3, Napoli vijon vetëm 0.3 milionë më pak. /IndeksOnline/

Juventus 85.3
Inter 83.7
Milan 77.3
Napoli 77.0
Roma 71.4
Lazio 68.3
Fiorentina 65.2
Sampdoria 60.5
Atalanta 56.9
Torino 56.6
Genoa 52.3
Sassuolo 51.4
Cagliari 47 0 të
Bologna 46.4
Udinese 45.7
Parma 45.5
Empoli 41.8
SPAL 40.8
Chievo 40.4
Frosinone 36.5