Limaj: Delegacioni Shtetëror po e merr në dorë dialogun, Kosova do ta ketë një zë unik në bisedime
Delegacioni Shtetëror për Bisedime me Serbinë, ka mbajtur mbledhjen e dytë.
Pas këtij takimi, bashkëdrejtuesi i delegacionit Shtetëror, Fatmir Limaj ka thënë se në takim janë njoftuar anëtarët e Delegacionit me takimet që ai dhe Shpend Ahmeti kanë pasur me krerët e shtetit dhe përfaqësuesit ndërkombëtare.
Limaj ka thënë se Delegacioni është njoftuar edhe më një raport të shkurtër të Komisionit i cili po bën draft platformën për bisedime.
Sipas Limajt, presidenti i vendit, kryeministri dhe kryeparlamentari kanë ofruar mbështetjen e plotë për delegacionin.
“Presidenti dhe kryeministri do të furnizoj delegacionin shtetëror me të gjithë ato tema që janë diskutuar deri me dhe në ditët në vazhdim në do të marrim gjithë dokumentacionin dhe temat që janë trajtuar dhe dalëngadalë delegacioni t’i trajtoj”, ka thënë Limaj pas takimit.
Ai ka thënë se në 10 ditshin e parë të muajit janar, delegacioni do të udhëtoj për Bruksel me ftesë të BE-së.
Sipas Limajt, Delegacioni Shtetëror po bën përpjekje për të koordinim të aktiviteteve institucionale.
Kosova thotë Limaj se do ta ketë një zë unik dhe një platforme të përbashkët dhe për këtë sinjalet janë pozitive.
“Po shkojmë drejt unifikimit të fuqizimit dhe një adresë të fuqishme e cila do të jetë e gatshme me negociu një marrëveshje finale të mundshme me Serbinë”, ka shtuar Limaj.
I pyetur se cilat tema do të ngritën nga pala kosovare, Limaj ka thënë se janë rreth 12 tema të cilat janë në interes të Kosovës: Siç janë të zhdukurit, temat ekonomike, pronat dhe tema tjera.