Daçiq ia bën qefin vetit, thotë se SHBA-të nuk janë të interesuar të jenë pjesë e dialogut
Ministri i Jashtëm serb vazhdon me deklaratat skandaloze. Gjatë ditës së sotme në një konferencë tha se SHBA-të nuk janë të interesuara të jenë pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve por kjo është dëshirë e Kosovës.
Po ashtu Daçiq tha se nuk ka iniciativë zyrtare për të ndryshuar formatin e dialogut dhe se as SHBA nuk po e kërkon këtë.
“Ndryshimi i formatit nuk është temë që po diskutohet”, tha Daçiq.
Ministri serb vazhdoi se SHBA-të janë të gatshëm për të bërë një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjes por jo për të qenë pjesë e dialogut.
Ndërsa për deklaratat e Bexhet Pacollit se Serbia kishte angazhuar femra të bukura për të bindur shtetet të mos votojnë pranimin e Kosovës në Interpol, Daçiqi vazhdoj të jetë skandalozë duke thënë se kjo tregon nivelin e tyre të vetëdijes, duke u munduar kështu ta fshehë të vërtetën.
Që nga vendosja e taksës 100% ndaj produkteve serbe, Ivica Daçiq vazhdimisht ka dal në intervista dhe konferenca duke bërë akuza të pabaza./Indeksonline/