75 Mall Live Search
09:29 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj në përkrahje të fëmijëve me autizëm, blen 60 kartolina të punuara nga ta

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka nisur ditën si mos më mirë.

Haradinaj ka marrë pjesë në ngjarjen e organizatës “Autizmi flet”, e cila ka për qëllim të ofrojë ndihmë për fëmijët me autizëm- transmeton Indeksonline.

.Me këtë rast, zyra e kryeministrit ka blerë 60 kartolina të punuara nga fëmijët autik.

“Kemi ardh sot për disa kolegë me shpreh një kujdes të veçantë për të rinjtë dhe të rejat që ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm, po ashtu edhe me i përkrah me ble kartolina. Fëmijët me autizëm janë edhe fëmijë me talente të veçanta, por edhe kërkojnë kujdes më të posaçëm dhe po ashtu ata që kujdesën për ata fëmijë, i falënderojë nga zemra. Edhe me si qeveri do të vetëdisohemi që të jemi më afër”  ka thënë Kryeministri Haradinaj në prononcimin e tij për media.

Po ashtu, Drejtoresha e kësaj shoqate ka falënderuar Kryeministrin për vizitën dhe po ashtu ka kërkuar kushte më të mira për këta fëmijë.

“Jemi të nderuar që na përkrahni në festa të fundvitit që na përkrahni, këta vullnet që po i shihni janë pesë fishi ose dhjet fishi i tyre, që bëjnë punë vullnetare. Ka edhe organizata tjera që ofrojnë shërbime por fatkeqësisht ende nuk kemi shkollë për këta fëmijë, shpresojë që 2019 të na përcjell me një shkollë adekuate për këta fëmijë” ka përfunduar ajo.

Kujtojmë faktin se ditë më parë Haradinaj ka zgjedhur edhe disa kartolina të punuara me shumë dashuri nga fëmijet me Down Syndrome. /Indeksonline/