Wenger – Mourinho, Milani preferon këtë trajner
Milani thuhet se preferon emërimin e Arsene Wenger në postin e trajnerit para Jose Mourinhos nëse klubi shkarkon Gennaro Gattuson.
Të dy trajnerët e lartëcekur janë aktualisht të papunë, me Wenger që u largua nga Arsenali në fund të sezonit të kaluar pas 22 vitesh në klub.
Kurse, Mourinho u shkarkua nga posti i trajnerit te Man Unitedi pas humbjes, 3-1 nga Liverpooli që e la skuadrën 19 pikë larg vendit të parë në Premier League.
Me Wenger e Mourinho të lirë, Tuttomercatoweb shkruan se Milani preferon francezin nëse Gattuso shkarkohet nga ”Rossonerët” ditëve të ardhshme, transmeton IndeksOnline.

Kështu, drejtori i posardhur te Milani nga Arsenali, Ivan Gazidis do të bashkohej me Wengerin në ”San Siro”.
Mediumi në fjalë pohon se Mourinho, gjithashtu, nuk e preferon Milanin, por një rikthim në Real Madrid në fund të këtij sezoni.
Gattuso është aktualisht nën presion te Milani për shkak të rezultateve të dobëta, ani pse është vetëm një pikë larg top katërshes në renditjen tabelare në Serie A.

Tutje, GdS shkruan se Gattuso i ka vetëm edhe dy ndeshje për ta dëshmuar veten – Frosinone dhe SPAL për të mbetur në krye të skuadrës./IndeksOnline/