Mazzoleni gjyqtar i derbit, presidenti: Kjo më shqetëson mua
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është i ”shqetësuar” me emërimin e Paolo Mazzoleni për ndeshjen, Inter – Napoli, duke thënë se ”ai ka qenë gjithnjë i keq me ta”.
Në ”Boxing Day” do të zhvillohen ndeshje të Serie A, ku Napoli i shkon Interit, dhe dje Mazzoleni është konfirmuar si gjyqtar për këtë ndeshje.
”Më shqetëson mua”, tha De Laurentiis për Radio Kiss Kiss Napoli, transmeton IndeksOnline.

”Ai ka qenë gjithnjë i keq me ne, dhe jo i dy anshëm. Mazzoleni Mazzoleni, Rizzoli Rizzoli.. ju më sjellni mua lajme të këqija”.
”VAR është implementuar që t’i ndalim gabimet. Nuk mund ta imagjinoja të ishim në duar të gjyqtarëve”.
”Urime Krishtlindjet gjithë napolitanëve, madje edhe ata që nuk i përkasin futbollit”./IndeksOnline/