75 Mall Live Search
12:01 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vdes një person në Prishtinë, e zuri lisi që u rrëzua nga erërat e fuqishme

Për shkak të erërave të forta mbrëmë, një person ka ndërruar jetë pas rrëzimit të një peme.

Sipas policisë, një pemë-lis e cila është rrëzuar nga erërat e fort ka zënë viktimën mashkull K-Shqiptar punëtor i një autoservisi.

Viktima është dërguar ne QKUK ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion./Indeksonline/