75 Mall Live Search
16:22 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shteti i madh mysliman i bën Krishtlindjet festë kombëtare

Iraku ka bërë Ditën e Krishtlindjeve një festë kombëtare, konfirmoi qeveria e saj këtë mëngjes.

Kabineti i Irakut miratoi një ndryshim në ligjin e saj të festave kombëtare që krijon një festë zyrtare të re ‘me rastin e lindjes së Jezu Krishtit’.

Më parë, Dita e Krishtlindjeve ishte caktuar si një pushim fetar vetëm për bashkësinë e krishterë irakiane, por ndryshimi e bënë festën për të gjithë, shkruan Indeksonline.

‘Gëzuar Krishtlindjet për qytetarët tanë të krishterë, të gjithë irakianët dhe për të gjithë ata që po festojnë në mbarë botën’, shkruan qeveria irakiane në Twitter.

“Ne ua japim dëshirat tona më të ngrohta të krishterëve në Irak dhe në mbarë botën për një Krishtlindje shumë të lumtur dhe paqësore,” shtoi ajo.

Iraku është një vend mysliman 95 për qind – 66 për qind janë shia dhe 29 për qind sunitë.

Mendohet të jetë vetëm rreth 300.000 të krishterë që mbesin në vend, shumica e të cilëve janë asirianë etnikë që flasin gjuhën aramaike.

Ekzistojnë gjithashtu një bashkësi më të vogël të armenëve, kurdëve, arabëve dhe turkmenëve irakianë.

Para se vendet perëndimore të pushtonin vendin në vitin 2003, të krishterët e Irakut numëronin rreth 1.4 milionë, por sulmi i dhunës detyroi qindra mijëra të iknin, ose në Kurdistanin e Irakut ose më tej jashtë. /IndeksOnline/