75 Mall Live Search
17:35 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Asteroidi i Krishtlindjes më afër 400 vjetëve të fundit


Duke përfituar nga një mungesë e shkurtër e kometës së festave, “46P / Wirtanen”, e penguar për disa ditë nga Hëna e plotë, asteroidi 2003 SD220 përshëndeti Tokën duke kaluar në distancë prej 2,9 milion kilometrash.

“Në vitin 2070 do të rikthehet dhe do të jetë edhe më afër”, thanë ekspertët e NASA-s.

Asteroidi u afrua Tokës në një distancë sigurie dhe afërsia mundësoi që të bëhej foto me radar të sipërfaqes së tij që do të ndihmojnë në një llogaritje më të mirë të orbitës.

Të dhënat tregojnë për më tepër se ai është i gjatë 1,6 kilometra dhe ka një formë interesante, që ngjason me atë të një hipopotami.

Aktualisht, tre teleskopë të mëdha janë përqëndruar në këtë asteroid, “Goldstone Deep Space Communication Complex”, “Green Bank” dhe “Arecibo”.