75 Mall Live Search
21:42 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kanabisi shënon shitje rekord për Krishtlindje në SHBA e Kanada

Kanabisi, shishat dhe marijuana kanë “fluturuar” jashtë rafteve këtë sezon Krishtlindjesh në disa nga shtetet e SHBA-ve dhe Kanadasë, teksa janë kthyer në dhuratat perfektë për festën e veçantë.
Shumë biznese që tregtojnë kanabis kanë raportuar që kanë pasur pesë herë më shumë konsumatorë ose më shumë gjatë ditëve para pushimeve.

Blerësit e Krishtlindjeve në Kaliforni janë rreshtuar në dyqanet e kanabisit të “Bay Area” për të blerë dhurata, përfshirë çëmçakiza, çokollata dhe boçe kanabisi. Konsumatorët duhet të jenë 21 vjeç në mënyrë që të hyjnë në një kisoskë dhe të blejnë një nga produktet e kanabisit.

Marijuana mjekësore është e legalizuar në 33 shtete të SHBA, ndërsa përdorimi i kanabisit rekreativ është legalizuar në dhjetë shtete, përfshirë Uashingtonin, normalisht për të rriturit mbi 21 vjeç.

Furia e blerjeve për lëngjet e nënproduktet e tjera të kanabisit ka përfshirë edhe Kanadanë ku kanabisi rekreativ është legalizuar më parë këtë vit. Blerësit kryesisht janë dendur në dyqane për të bërë dhurata me kanabis këtë Krishtlindje.

“Është një industri e re dhe emocionuese. Shumë njerëz janë kurioz për këtë, prandaj është një gjë e re argëtuese këtë vit për festa dhe në Kanada”, tha një menaxher dyqanesh për CBC News.

“Është e ligjshme tani, kështu që është një mundësi e mirë t’i jap babait tim diçka që do ta vlerësonte me të vërtetë në vend të çorapeve”, tha një konsumatore e dyqanit.

Në tetor, Kanadaja ndoqi vendimin e Uruguajit, i cili u bë vendi i parë në botë që legalizoi prodhimin, shitjen dhe konsumin e marihuanës në vitin 2013.

Të martën, Tajlanda gjithashtu legalizoi marijuanën medicinale, duke e quajtur atë një “dhuratë të Vitit të Ri”. Kështu u bë vendi i parë aziatik që e bëri këtë, pas miratimit unanim të parlamentit.

“Kjo është dhurata e Vitit të Ri nga Asambleja Legjislative Kombëtare për qeverinë dhe popullin tajlandez,” tha Somchai Saëangkarn, kryetar i komitetit të hartimit, gjatë një sesioni shtesë parlamentar.