Dorëzohet Barcelona, “Golden boy” do të shkoj te Juve ose Bayern
“De Ligt do të shkojë te Bayern Munich ose Juventus”. Ko është, sipas “AS”, bindja që ekziston te Barcelona. Sipas të përditshmes spanjolle, katalanasit duket se janë dorëzuar për të marrë holandezin.
Edhe “Mundo Deportivo” ka shkruar për një tërheqje të Barçës. Arsyeja është se klubi nuk do të marrë pjesë në një ankand që mund të çojë te një pagesë 70 milionë euro.
Parashikimi i të përditshmes spanjolle është se lojtari, i cili përfaqësohet nga Mino Raiola, në fund do të zgjedhë skuadrën që do t’i ofrojë rrogën më të lartë.