Mbahet takimi i thirrur nga Veseli për koordinim rreth dialogut
Sot në ora 10:00 do të mbahet takimi koordinues për dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë tryezë të thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të marrin pjesë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator e përfaqësues të grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV.
Kjo tryezë mbahet në ndërtesën e Kuvendit duke filluar nga ora dhjetë, në orën e njëjtë kur mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga disa deputetët e LDK-së e VV-së./Indeksonline/