Zgjerimi i stadiumit, ”Fadil Vokrri”, këto janë fazat e ndërtimit
Duke u bazuar në kërkesat e shumta të tifozëve për t’i parë ndeshjet e Përfaqësueses kosovare, Federata e Futbollit të Kosovës pritet që shumë shpejt të dalë me një plan funksional.
Në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit në ”Fadil Vokrri”, biletat u shitën të gjitha vetëm 32 minuta pas lansimit – kësaj radhe në sistemin online.
Dhe për këtë, Federata e Futbollit të Kosovës, së bashku me Komunën e Prishtinës, në takimin e fundit kanë diskutuar për mundësinë e rritjes së kapacitetit në stadium.
Ani pse ende nuk është zgjidhur çështja e pronësisë, kapaciteti i ulësve është një plan i pamshmangshëm, transmeton IndeksOnline.

Tashmë, janë bërë të ditura edhe planet e ndërtimit në stadiumin në fjalë, i cili do të përbëhet nga tri faza.
- Do të zgjerohet tribuna në lindje
- Do të demolohet tribuna në jug – dhe do të ndërtohet një e re afër fushës
- Do të demolohet tribuna në veri – dhe do të ndërtohet një e re me kapacitet më të lartë./IndeksOnline/