Shtime: Gjendet një person i vdekur në rrugë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mesditë në një fshat të Shtimes është gjetur një person i vdekur.
“Raportohet se në rrugën e fshati pa shenja jete është gjetur një person mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë urgjente, mjeku e ka konstatua vdekjen e viktimës”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/