Dhuratat s’kanë të ndalur, Barçës i bashkohet edhe një lojtar
Përveç kolumbianit, Jeison Murillo, i cili nga viti i ardhshëm do të ketë mundësi t’i japë mundësi Gerard Piques dhe Clement Lenglet të pushojnë, Barcelona pritet ta inkuadrojë edhe Moussa Waguen në skuadrën e parë.
Kjo është konfirmuar nga Ernesto Valverde në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Celta Vigo, ku ai është pyetur për mungesën e lojtarëve nga akademia në skuadrën e parë.
Mbrojtësi senegalez, i cili u transferua te Barcelona verën e kaluar, pasi u bë futbollisti më i ri afrikan që ka shënuar gol në Kampionatin Botëror, transmeton IndeksOnline.
Wague mbushë 20 vite tetorin e kaluar, teksa arriti te Barcelona B nga KAS Eupen.

Ai debutoi më vonë për shkak të problemeve burokratike që e ndaluan atë të regjistrohen në skuadrën e parë.
Tani, ai pritet të ketë leje që të luajë me skuadrën e parë sa herë që Valverde të ketë nevojë për të.
Ai është një lojtar mjaft i shpejtë, me nuansa ofanzive dhe do të kombinohej siç duhej me Sergi Roberto dhe Nelson Semedo në krahun e djathtë./IndeksOnline/