Liverpooli i interesuar ta transferojë Hazard
Vëllau i Eden Hazard pritet të transferohet në Premier League.
Ashtu siç shkruan Daily Star, Liverpooli planifikon që të bëjë ofertë për anësorin e Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard.
Klopp thuhet se është i interesuar ta transferojë belgun, i cili nuk pritet ta rinovojë kontratën me klubin gjerman, transmeton IndeksOnline.

Kontrata e tij me Monchengladbach skadon pas 18 muajsh, dhe kështu aventura e tij e radhës mund të jetë në Angli.
Kështu, ”Të Kuqtë” priten ta testojnë fillimisht Gladbach me një ofertë prej 31 milionë funtesh në afatin kalimtar dimëror.
Jurgen Klopp planifikon që ta huazojë fillimisht belgun deri në fund të sezonit, por edhe Atletico Madridi dhe Roma janë në garë për të./IndeksOnline/