75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

VW-së deri tani i ka kushtuar 30 miliardë $ skandali i motorëve me naftë

Pastrimi i skandalit të motorëve me naftë i ka kushtuar gjigandit Gjerman të automobilave Volkswagen plot 6.25 miliardë dollarë në 2018-ën dhe do ti kushtojë edhe 2.27 miliardë të tjera vitin e ardhshëm tha shefi i financave Frank Witter për të përjavshmen Gjermane Boersen-Zeitung.

Që nga 2015, Volkswagen ka paguar 30 miliardë dollarë për të mbuluar edhe paditë ndaj kompanisë së bashku me gjobat nga autoritetet e vendeve për shkak të niveleve të larta të emërtimeve të karbonit në atmosferë.

Në 2020-ën grupi Volkswagen gjithashtu do të paguajë edhe 1 miliardë euro ndërsa fokusi i kompanisë po shkon drejt elektrifikimit të modeleve për të korrigjuar dëmin e shkaktuar.