75 Mall Live Search
15:14 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thjeshtësia e Haradinajt, ulet në gjunjë tek nënat e dëshmorëve, bën llaf disa minuta me to

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në Suharekë ku do të bëjë disa përurime.

Me të arritur, kryeminsitri bashkë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj kanë bërë përurimin e një rruge e cila mbanë emrin e dëshmorit, “Asllan Ukë Gashi”.

Por, para se të bëjë këtë përurim, Haradinaj ka treguar anën e tij të thjesht si person.

Për disa minuta, kryeministri i ulur pranë nënave të dëshmorëve, kuvendonte me to, para se së bashku të bënin zbulimin e kësaj pllake./Indeksonline/