75 Mall Live Search
23:20 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kjo është 17 vjeçarja që u vra nga atentati në Tiranë

Vajza që shihni në këtë foto është Griselda Gjinkolaj, 17-vjeçarja që u vra pasditen e sotme në zonën e Laprakës.

Griselda Gjiknola, 17 vjeçe nga Mirdita, jetonte prej vitesh në Tiranë.  Prej një jave mendohet se ishte e lidhur me Erion Bengën, 23 vjeç.

Dy të rinjtë kishin dalë të konsumonin një kafe në zonën e Laprakës. Kur u çuan dhe hynë në makinë, një i ri nga Puka, u afrua i maskuar pranë makinës së Bengës, tip Benz dhe qëlloi disa herë.

Adoleshentja mori një plumb në kokë, dhe pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës nga i dashuri i saj, nuk arriti dot që të shpëtonte./report
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kush-ishte-vajza-17-vjecare-qe-u-vra-sot-ne-tirane-foto-609665/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright