Nesër mot i vranët me rreze dielli
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për të enjten.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
“Nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
